Wednesday, 6. May 2026
Sport

Gjithçka duket e kryer

GS 03/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ksavi Simons është larguar nga Lajpcig pas një viti ku qëndroi si i huazuar nga PSG-në.

Megjithatë, mesfushori ofensiv do të rikthehet sërish në Gjermani, por tani në radhët e gjigantit gjerman, Bajern Mynih.

Sipas “SkySports”, Ksavi Simons ka arritur një marrëveshje personale me Bajern Mynih për t’iu bashkuar klubit bavarez këtë verë. Mesfushori i talentuar holandez, aktualisht në pronësi të PSG-së, është një hap larg të qenit pjesë e një prej skuadrave më konkurruese në Europë.

Megjithatë, të dyja klubet duhet të arrijnë një marrëveshje për kushtet e transferimit, diçka që pritet të zgjidhet në ditët në vijim.

Bajern dhe Parisi prej kohësh janë në bisedime dhe po mundohen të gjejnë një marrëveshje për transferimin e Simons në Allianz Arena.

Teilen: