Sulmuesi i Gjermanisë, Leroi Sane, e nisi për herë të parë “Euro 2024” titullar kundër Danimarkës, madje duke lënë edhe përshtypje pozitive te trajneri Nagelsman. Në prag të ndeshjes me “Furinë e kuqe’, anësori gjerman është prononcuar para mediave. Ai e konsideroi si një ndeshje tepër të vështirë përballë Spanjës, ndërsa preku si pikën e fortë të vendësve kundërsulmin.
FORMA – “Ndihemi mirë fizikisht dhe moralisht. Unë dua ta ndihmoj ekipin sa më shumë në këtë format, kjo është puna ime që duhet dhe dua ta përmbush. Ndoshta goli mund të vijë takimin e radhës”.
STRATEGJIA KUNDËR SPANJËS – “Aktualisht po përgatitemi për të. E dimë që ata sulmojnë lart dhe janë shumë të vendosur për të shënuar. Kjo na jep hapësira të caktuara dhe mund të rrezikojmë portën përmes sulmuesve të shpejta”.
AUTOGOLAT – “Shumë kombëtare na kanë befasuar në pranimin e golave në portat e tyre. Ne e shikojmë në këtë këndvështrim duket se është Europiani i autogolave… Francës i ka funksionuar për mrekulli, 2 fitore dy ndeshje më të tilla episode. A do ta bëjmë këtë kundër Spanjës? Le të shohim”.
SPANJA – “Edhe pse u shfaqën shumë të sigurt, spanjollët e dinë se nuk do të jetë e lehtë. Është një lojë e vështirë për të dyja palët. Takohen skuadra shumë të forta. Ne duhet të sigurohemi që i gjithë entuziazmi të japë efekt në fushën e blertë te ne lojtarët. Atëherë mund t’i dëmtojmë më shumë spanjollët. Këto janë dy skuadrat që kanë luajtur futbollin më të mirë. Arsyeja pse do të jetë lojë shumë emocionuese për të gjithë. Të gjithë e presin me padurim”.
UILLIAMS DHE JAMAL – “Janë sulmues shumë të fortë, të dy janë të llahtarshëm në driblim. Të jesh në gjendje të luash futboll të tillë në moshën e tyre është mbresëlënëse. Kënaqësi për t’i parë. Unë luaj në një pozicion të ngjashëm dhe një stil deri-diku të njëjtë futbolli. Mezi po e pres duelin”.
FORMACIONI – “Nuk është ende e qartë nëse do të filloj të premten apo jo. Para ndeshjes me Danimarkën ishte një javë me seanca të mira stërvitore nga unë. E mora vesh që isha në formacionin startues vetëm ditën e ndeshjes. Ishte mirë për mua të luaja për një periudhë më të gjatë”.
KOMUNIKIMI I NAGELSMAN – “Ai komunikon hapur dhe drejtpërdrejt, siç bëri që në fillim. Gjithçka mund të ndodhë gjithmonë në një turne. Të gjithë në skuadër e pranojnë këtë shumë mirë, pavarësisht nëse jam duke filluar në formacioni bazë apo duke hyrë si zëvendësues… Kjo është ajo që na përcakton”.
KONTRIBUTI I SULMUESVE NË PRAPAVIJË – “Është shumë i rëndësishëm. Ju ndihmoni mbrojtësit, ata kanë mbështetje dhe nuk luajnë çdo herë në një situatë ‘kokë më kokë’. Kjo i jep ekipit një lloj sigurie. Tregon se sa shumë kompaktë jemi dhe impenjimin për mos të pësuar gol”.
PRESIONI – “Është e ngjashme para çdo ndeshjeje. Nuk ka rëndësi nëse je i preferuari apo jo, presioni është i njëjtë. Ju e dini se çfarë duhet të bëni si ekip dhe për veten tuaj personalisht”.
EFEKTI “KROS” – “Qetësia dhe kontrolli, të gjithë e dinë se çfarë cilësish ka Toni. Kjo na ndihmon jashtëzakonisht shumë. Nuk ishim aq të qëndrueshëm më parë. Jemi të lumtur që u kthye”.
PIKAT E FORTA TË SPANJOLLËVE – “Iberikasit po bëjnë shumë mirë deri në këtë fazë të Kampionatit Europian. Mund ta shihni që kur fitojnë topin, nuk e mbajnë sferën për një kohë të gjatë, por ecin përpara me objektiv të qartë, kërkojnë thellësinë dhe për të përfunduar shpejt aksionin. Me Jamal dhe Uilliams, ata kanë një armë të re që duan të përfitojnë. Ne do të përgatitemi për ta dhe i dimë se cilat janë pikat e tyre të forta”, përfundoi Leroi Sane. Lojtari në fjalë u ndëshkua me kartonë të kuq për shkaka të ndërhyrjes së gabuar ndaj rivalit ne miqësoret, aq e fortë ishte ndërhyrja saqë u pezulluam me tri ndeshje.
PANORAMASPORT.AL