Riccardo Calafiori ka vendosur të largohet nga Bologna dhe në përgjithësi nga futbolli italian.
Edhe pse ishte shumë pranë transferimit te Juventusi para Euro 2024, paraqitjet fantastike në Gjermani kanë bërë që vlera e lojtarit të rritet jashtëzakonisht shumë.
Një muaj më parë Bologna dhe Juventus po diskutonin për transferimin e Calafiorit në Allianz Stadium për 30 milionë euro, por tani çmimi i lojtarit është bërë thuajse dyfish.
Juventus është larguar nga gara pasi nuk mund të përballojë çmimin e kërkuar nga Bologna për qendërmbrojtësin italian.
22-vjeçari duket se do të transferohet në Angli, me Arsenalin që ka bërë ofertën më të lartë me vlerë prej 50 milionë euro te Bologna.
Edhe për lojtarin është gati një kontratë shumë e madhe, duke marrë parasysh që ai fiton vetëm 400 mijë euro në sezon aktualisht.
Chelsea gjithashtu mbetet në garë dhe The Blues tani duhet të bëjnë një tjetër ofertë për t’ia ndryshuar mendjen lojtarit dhe Bolognës, pasi aktualisht Arsenali është në ‘Pole position’ për të nënshkruar me të.