Wednesday, 6. May 2026
Sport

Koha e Szczesny te Juventus ka mbaruar, polaku në bisedime me Al Nassr

GS 04/07/2024 1 Min. Lesezeit

Klubet arabe vazhdojnë të tërheqin emra të mëdhenj nga futbolli evropian drejt “Saudi Pro League”.

Portieri polak i Juventusit, Szeczney është objektivi i radhës i Al-Nassr, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra arabe kërkon shërbimet e gardianit polak pasi klubi italian konsideron se koha e tij te “Zonja e Vjetër” ka mbaruar.

Gjiganti italian duket se ka gjetur pasardhësin e tij. Sipas Fabrizio Romanos, Di Gregorio do të nënshkruajë me “bardhezinjtë” të premten.

Teilen: