Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është afër të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raportojnë mediat e huaja, Rangers është afër marrëveshjes me Rapidin e Burucestit për sulmuesin nga Kosova.
Flitet se pesë milionë euro janë bërë gati për t’ia ofruar klubit rumun për ish-sulmuesin e Ballkanit.
Tani gjithçka varet nga klubi rumun, por Rrahmani ka oferta edhe nga skuadrat tjera.
Kujtojmë që gjatë vitit 2023, Rrahmani ishte transferuar te Rapidi nga Ballkani për vetëm 600 mijë euro, por befasoi të gjithë me paraqitjet e tij gjatë sezonit që lam pas.