Në Europianin e ferrit për italianët është një italian që mban lart flamurin: Viçenco Montela. Paradoksi është që “Aeroplanino” ka gjetur terrenin e duhur për të rilindur.Në Turqi është “thesari” për të bërë kthesën në karrierën e tij. I shkarkuar në dhjetorin e vitit 2021 nga Fiorentina pas 2 vitesh pa aktivitet, ish-sulmuesi përqafoi ofertën e Adana Demirsporit ku mori rezultate pozitive. Pikërisht këta rezultate e katapultuan drejt kombëtares. Një “martesë” që solli rikthimin e Turqisë pas 16 vitesh mes 8 skuadrave më të mira të kontinentit. Një rezultat që vetëm në pamje të parë mund të duket si një surprizë.
Turqia është e karakterizuar nga një lojë propozitive dhe me një miks lojtarësh ekspertë dhe të talentuar. Ekipi ka fituar grupin e kualifikuese përpara Kroacisë. Në anën e tij, trajneri ka edhe numrat: Ka përqindjen më të lartë të të gjithë trajnerëve që kanë drejtuar Turqinë. Me fitoren ndaj Austrisë u bë trajneri i parë që ka arritur të fitojë 3 ndeshje në Europian me ekipin turk. Askush nuk ia kishte dalë. Nën drejtimin e Çalhanoglusë me shokë, Montela është duke bërë të ëndërrojë popullin turk që në Gjermani i ka bërë lojtarët të ndihen si në shtëpinë e tyre. Gjermania është pushtuar nga tifozët që valëvisin në duart e tyre flamurin e kuq me gjysmëhënë. Për pjesën tjetër, në vendin organizator të Europianit jetojnë 3 milionë njerëz me origjinë turke. Një shtysë shumë e madhe që karikon ekipin për të ëndërruar pse jo edhe gjysmëfinalet.
Më 6 korrik kundër Holandës që duket se është ingranuar, Montela do të kërkojë sërish surprizën dhe befasinë për të barazuar ecurinë më të mirë ndonjëherë në Europianë. Për momentin, është duke shijuar elozhet e mediave lokale që kishin nisur ta shënjestronin dhe kryqëzonin pas humbjes me Portugalinë pse mbajti në stol talentin e Realit Arda Gyler. Histori e kaluar. Tani të gjitha faqet flasin për suksesin e Lajpcigut. Pas ndeshjes menjëherë presidenti Erdogan ka telefonuar ekipin për t’i bërë komplimente. Turqia ëndërron. Deri tani është ajo surpriza më e bukur e këtij Europiani.
PANORAMASPORT.AL