• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Demiral, “çështje diplomatike”, festimi i mbrojtësit përplas Gjermaninë dhe Turqinë

04/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Dy gola dhe lojtar i ndeshjes.

Merih Demiral u kthye në heroin e Turqisë në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Euro 2024 kundër Austrisë, me qendërmbrojtësin turk, që vendosi fitoren 2-1, për të kualifikuar skuadrën e tij në çerekfinale, por rrezikon seriozisht të mos e luajë këtë sfidë kundër Holandës, teksa shkak është bërë festimi i tij në golin e dytë, duke bërë shenjat identifikuese të grupimit të ekstremit të djathtë në Turqi, siç njihen ndryshe “Ujqërit Gri”.

Për këtë, UEFA ka nisur një hetim disiplinor, që mund t’i kushtojë shtrenjtë Demiral, ku mund të pezullohet deri në dy ndeshje, çka do të thotë se do të mbyllë përpara kohe turneun, vetëm në rast se Turqia do të arrinte deri në finalen e Kampionatit Evropian, mirëpo nuk mbaron me kaq.

Festimi i mbrojtësit është kthyer në një çështje diplomakike, që ka përplasur Gjermaninë dhe Turqinë, ku e para që reagoi ishte ministrja e brendëshme gjermane Nancy Faeser, e cila i cilësoi si “raciste dhe të papranueshme gjestet e futbollistit”, megjithatë përgjigjja e Ankarasë ishte e shpejtë.

Vetë zëdhënësi i partisë së presidentit, Erdogan, Omar Çelik. Është shprehur se deklaratat e ministres gjermane janë ta papranueshme, ashtu si hetimi i UEFA-s, mirëpo pavarësisht përplasjes në distancë mes dy vende do të jetë Komisioni i Disiplinës në UEFA, që do të vendosë për fatin e Demiral në Euro 2024.  /i.m /abcnews.al

Next Post

Strakosha kushton 4 milionë, Brentford kërkon të përfitojë nga forma e “Legjionarit”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.