Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Ministrja e Brendshme gjermane akuzon Demiral: Shfytëzoi “Euro 2024” për të përhapur urrejtje!

GS 04/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ministrja e Brendshme gjermane ka dënuar mënyrën se si festoi mbrojtësi turk Merih Demiral pas fitores përballë Austrisë.

Demiral shënoi të dy golat për Turqinë duke u kthyer në protagonist absolut të ekipit të drejtuar nga Montela pasi në këtë ndeshje siguroi një vend mes tetë përfaqësueseve më të mira të Europës.

Demiral u inkuadrua nga kamerat teksa përshëndeste publikun me të ashtuquajtur “përshendetjen e ujqërve”, e cila përdoret mes mbështetësve të ekstremistëve truq të partisë “Ujqërit Gri”.

“Simbolet e partisë së ekstremit të djathtë në Turqi nuk kanë vend në stadiumet tona. Të përdorësh këtë platformë, Euro 2024, për qëllime raciste nuk është e pranueshme”, tha ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nensi Faeser.

Teilen: