Për herë të parë pas një kohe të gjatë, Antoine Griezmann nuk po zhvillon një turne të madh me kombëtaren franceze, duke çuar në një debat nëse cikli i tij do të përfundojë me kombëtaren. Sulmuesi 33-vjeçar i Atlético Madrid ka shfaqur shenja lodhjeje, rezultat i sezonit rraskapitës që ka patur, pas 48 ndeshjeve me skuadrën madilene. Madje, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, kundër Polonisë, Didier Deschamps u detyrua ta linte në stol për ta pasur në kushtet më të mira për fazën e 16-shes. Griezmanit nuk i pëlqeu aspak ai zëvendësim. Ndaj iu shtrua stërvitjes duke startuar sërish kundër Belgjikës si titullar. Por edhe një herë tregoi se gjendja e tij fizike ka qenë e mbingarkuar muajt e fundit. Zero gola, zero asistime, zero raste të krijuara, më pak se 50 prekje për lojë, 0.3 driblime për lojë, 11 humbje ose më pak se 42% e dueleve të fituara për 90 minuta janë statistika që konfirmojnë se ai nuk është në nivelin e tij më të mirë. Por rëndësia e Griezmann-it në Francë nuk është vënë asnjëherë në pikëpyetje. Ndaj Deshamp nuk ka aspak ndër mend që ta lërë jashtë formacionin në sfidën ndaj Portugalisë, në një ndeshje në të cilën fuqia e Mbappe-së dhe cilësia e skuadrës së lojtarëve të tjerë të rinj mund ta çojnë skuadrën franceze në gjysmëfinale.