Të shtunë Zvicra do të ballafaqohet me Anglinë dhe kërkon gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.
Granit Xhaka është në qendër të vëmendjes dhe shkruhet e komentohet nga shumë media ndërkombëtare.
Xhaka e ka rastin e artë për shumë arsye.
Të gjithë e presim me padurim datën 6 korrik, ora 18.00 dhe të shohin Zvicrën e Granit Xhakës.
Xhaka me shokë e ka rastin e artë që të futen në katërshen më të mirë evropiane.
“The Guardian” ka shkruar ditë më parë se nëse Zvicra do të fitojë Europianin e Gjermanisë, Granit Xhaka do të jetë një kandidatë serioz për të fituar ‘Topin e Artë’.
Në fakt, nëse e kalon një tur edhe kundër Anglisë, është e sigurt se Graniti do të jetë në listën e parë mes 30 kandidaturave më të mira për çmimin personal më prestigjioz në botë.