Nga Nedum Onuoha, BBC
Mendoj se ka ardhur koha që t’i rimendojmë perceptimet tona se çfarë është futbolli ndërkombëtar, dhe t’i ripërcaktojmë pritshmëritë tona për kampionatet e mëdha.
Shumë prej shikuesve të Euro 2024 kanë ndjesinë se armët e mëdha nuk kanë qëlluar; që lojtarët e mëdhenj nuk kanë shkëlqyer dhe se skuadrat kryesore kanë pasur një performancë më dërrmuese.
Ka një arsye kuptimplotë për këtë.
Ndërkohë që jemi në korrik, shumë klube po fillojnë para-sezonet e tyre. Por për lojtarët që po merren me skuadrat e tyre kombëtare, sezoni i fundit nuk ka mbaruar akoma.
Në disa raste, ata po luajnë ndeshjen e tyre të 60-të ose të 70-të të sezonit. Lodhja është një faktor i madh në ndeshjet e luajtura në muajt më të nxehtë të verës.
Që të jemi të qartë, versioni më i mirë i këtyre skuadrave dhe lojtarëve – ata që na drithërojnë në Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën – nuk po ndodh domosdoshmërisht tani.
Kjo është e rëndësishme për kohën kur ne jemi duke gjykuar.
Për mua, futbolli i kampionateve është pak a shumë si e treta finale e sezonit ku njerëzit janë, në fakt, duke luajtur për disa gjëra: tituj, promovime, rënie nga kategoria, vende europiane etj.
Këtu ti do duash një performancë të mirë, por ke nevojë për rezultatin.
Çfarë po shohim më shpesh sesa jo, është futbolli i bazuar në rezultate, i cili na vë neve në këtë pozicionin ku, nganjëherë, ai mund të mos jetë aq argëtues sa ç’duam ne të jetë.
Këtu ka më shumë një qasje të tillë, ku ti sigurohesh se je më parë i fortë në mbrojtje dhe pastaj provon të jesh më shprehës.
Liga e Kampionëve është një rast i ngjashëm. Shumë shpesh aty bën pjesë të paktën një, nëse jo dy, të skuadrave më të mira në Europë. Shumë rrallë prodhon ajo një spektakël, i cili përputhet me talentin në fushë.
Aksionet janë shpesh aq të larta, saqë njerëzit kanë frikë të bëjnë ndonjë gabim.
Është një element lojtarësh dhe menaxherësh tek Euro 2024, të cilët ngurrojnë të shfrytëzojnë rastin, pasi dihet që skuadra është mjaftueshëm e mirë, që nëse shkon prapa, ndeshja mund të përfundojë.
Por kur luan kundër të ashtuquajturave shtete të vogla ose në renditje të mesme, ti pak a shumë do që ata të jenë të hapur me stilin e tyre. Por këto skuadra kanë qenë krejt ndryshe.
Shiko Slloveninë, e cila humbi në penallti kundër Portugalisë, por nëpër katër ndeshje ata nuk kanë humbur asnjë.
Nuk do e prisnit këtë nga Sllovenia, apo jo? Por ata kanë qenë shumë të fortë dhe të vendosur.
Standardet në terma të natyrës konkurrente të këtij kampionati janë shumë më të larta. Po duket mjaft e vështirë për disa prej skuadrave më të mëdha që t’i mposhtin këto skuadra.
Ne mund të flasim se si ta përmirësojmë futbollin ndërkombëtar si një spektakël por, për mua, kjo është mënyra se si është futbolli ndërkombëtar tani.
Është akoma e mundur të festojmë dhe të duam gjithçka që sjell një kampionat i madh.
Për këtë Kampionat Europian duket se tifozët e çdo kombëtareje kanë pasur mundësi të arrijnë në Gjermani dhe të futen në terren.
Ata po sjellin atë gjallëri, atë zhurmë e cila ndoshta ka munguar që nga Euro 2016 në Francë.
Unë e shijoj futbollin ndërkombëtar, nuancat e tij taktike, për faktin që mund të kesh yje, por yjet nuk do të thonë domosdosmërisht se do jesh i suksesshëm.
Këtu ka mbrojtës të shkëlqyeshëm gjithashtu…
Kur ne mendojmë për futbollin kombëtar, ne gjithmonë mendojmë për sulmuesit.
Pjesa më e madhe e njerëzve mund të emërojnë të tërë sulmuesit më të mirë nga e tërë Europa, por këtu ka edhe disa mendje të mira mbrojtëse.
Ata nuk do krijojnë një stil loje, i cili i bën mirë kundërshtarëve. Ata nuk do të kenë lojtarë, të cilët nuk i përfillin kundërshtarët.
Mund të ketë një zhurmë për sulmuesit vetëm që të marrin topin, të shkojnë në mes dhe të bëjnë këtë, të bëjnë atë. Por nëse dikush është një driblues vërtetë i mirë, ti nuk do i shikosh kurrë ata një kundër një, sepse kundërshtarët do të bëjnë të sigurt që është gjithmonë një kundër dy.
Me futbollin ndërkombëtar, nëse ti e bën lojën aq të vështirë për kundërshtarin sa mundesh atëherë ti bëhesh i vështirë për tu mundur, dhe kur je i vështirë për tu mundur, atëherë ti ke një shans.
Disa mund të pyesin veten nëse kjo do të ishte më argëtuese nëse ne do të kishim menaxherë më me mendje sulmuese.
Por, unë nuk mendoj se do të ishte ky rasti kur të vinin menaxherë “më të mirë” klubi, të cilët mund të gjejnë një ose dy përqindshin ekstra, do t’i bënin gjërat shumë më ndryshe.
Është një element kulture në këto kombëtare të ndryshme që tregon se si luajnë ata pasi audienca vetë nuk është një audiencë e, le të themi, një menaxheri të Premier Ligës.
Ti mashtrohesh në këtë pasi ajo drejtohet nga njerëz të cilët flasin tërë kohën për Premier Ligën si ekspertë.
Ka shumë mbështetës të pashqetësuar nga perfeksione fallco, dhe pjesës tjetër së saj.
Një pasuri e madhe në fazat e fundit
Ditët e fundit mendoj se fokusi i është vendosur Anglisë. Mua më kërkuan të vija në një program “për të reaguar te performance e Anglisë”.
Por mendova, pse mos të reagoj te rezultati i Anglisë?
Ne tani po flasim më shumë për performancën sesa vetë rezultatin.
Por nëse rezultati ishte pozitiv në këto faza të fundit, atëherë ky sigurisht është objektivi?
Në Euro 2020, Anglia nuk ishte në më të mirën e saj në ndeshjen e tyre finale kundër Italisë, por ata vetëm humbën në penallti kështu që performanca e tyre vetëm diskutohet për shkak të faktit se ata humbën.
Ta kishin fituar ata shkëmbimin e zjarrit, sa njerëz do të diskutonin performancën dhe do të thoshin se kishte nevojë të ishte më e mirë për sezonin tjetër? Askush.
Ja ku jemi ne pak a shumë. Kjo po i bën disa njerëz të parehatshëm sepse ata besojnë se nëse nuk po luan mirë, atëherë ti do humbësh.
Por nëse ke mundësinë për të bluajtur një rezultat, unë mendoj se kjo është një aftësi e madhe për të pasur në fazat finale.