Kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, vazhdon me përforcime për edicionin e ri.
Pas Eeris Abedinit, ka bërë të ditur edhe përforcimin e radhës.
“Edhe një aset i çmueshëm në fazën sulmuese.
Nigeriani Sunday Adetunji tashmë është njëri prej nesh.
26 – vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash.
Potenca e tij, grinta e goditja e fuqishme, do t’i shërbejnë skuadrës për 3 vitet e ardhshme”, njofton Ballkani.