• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Strakosha me “valixhe në duar”, “gjigantët” e Greqisë vihen pas “legjionarit”

05/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E vërteta është se e quanim pikën më të dobët. Nëse kishte një repart ku kombëtarja shqiptare pritej të dështonte në Europian, ai ishte porta, veçse ndodhi ndryshe, me teknikun Sylvinho që zgjodhi Thomas Strakoshën si titullar dhe 29-vjeçari nuk zhgënjeu, përkundrazi.

Forma e tij e mirë, sidomos në ndeshjen ndaj Kroacisë, por po ashtu edhe kundër Italisë e në fund përballë Spanjës, ka bërë që interesimi për djalin e ish-kapitenit “kuqezi”, Foto Strakosha, të rritet, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, klube nga Italia e Greqia po mendojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

Ku më konkretisht “gjigantët” grek, të AEK Athens kanë nisur bisedimet me klubin anglez dhe negociatat janë në rrugën e duhur për të konkretizuar gjithçka me sukses, një lëvizje kjo disi e dyshimtë e nënkampionëve “helenas”, pasi vetëm pak ditë më parë transferuar 32-vjeçarin, Alberto Bringholi, mirëpo duket se drejtuesit e shohin shohin Strakoshën si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.

Gjithçka pritet që të qartësohet në ditët e ardhshme, teksa Strakosha do e mirëpriste një transferim në Greqi, aty ku dhe ka lindur e ka hedhur hapat e para të karrierës e do të rikthehej në futbollin “helen”, pas plot 12 vitesh. /i.m /abcnews.al

Next Post

De La Fuente: Spanjë-Gjermani mund të ishte finalja e Europianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.