Ethan Mbappe, vëllai iKylian Mbappe, do të jetë shok skuadre me Edon Zhegrovën.
Mesfushori 17-vjeçar firmosi ditën e sotme me skuadrën e Lilës, duke e mbyllur kështu aventurën me PSG-në, pas largimit të Kilianit nga gjigantët francezë.
“Jam shumë i lumtur që bashkohem me Lilë . Mezi pres të filloj këtë aventurë dhe të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, ekipin teknik dhe tifozët. Për mua, në moshën time, qëndrimi në Francë ishte alternativa më e mirë për të përparuar.
Mendoj se Lilë ishte alternativa më e mirë. Është një nga klubet më të mira në Francë. Jam shumë krenar që mund të luaj këtu”, tha lojtari në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit .
Ethan mbërrin në Lilë pas shtatë sezonesh në kryeqytetin francez. Ai iu bashkua skuadrës U-11 të PSG-së në vitin 2017 dhe bëri debutimin e tij në ekipin A sezonin e kaluar. Ethan Mbappe luajti pesë ndeshje për ekipin e drejtuar nga Luis Enrikes.