Në “Euro 2024” Franca do të sfi dojë Portugalinë në çerekfinalen, e cila do të luhet sot. Deri më tani paraqitjet e skuadrës së Deshamp kanë qenë zhgënjyese. Pritej më shumë nga finalistët e “Katar 2022”, e akoma më tepër pritej nga Kilië Mbape, i cili deri tani është parë pak dhe ka shënuar vetëm 1 gol me një penallti.
Fillimi i 25-vjeçarit në këtë Europian lë pak kujtime të paharrueshme, përtej maskës së tij e cila fsheh një pjesë të fytyrës ashtu si ndeshjet e tij të para fshehën lojën e fenomenit francez. Për momentin, Franca përparon falë forcës së saj mbrojtëse. Por ndoshta tashmë sot në Hamburg kundër Portugalisë do të kenë nevojë për një nga lojtarët më të mirë në botë për të bërë diferencën që pritet nga një sulmues i kalibrit të tij.
Mbape është i vetmi lojtar në skuadrën franceze që ka shënuar, për më tepër nga pika e bardhë, por nuk tregon të gjithë rezultatin e tij personal. Njerëz afër tij e përshkruajnë atë si me të njëjtin obsesionin dhe qëllime. Fillimisht synon të kalojë një raund dhe pastaj tjetrin e deri në suksesin final. Edhe sikur ta bëjë në dëm të idhullit të tij me të cilin ndoshta sot sfidohet për herë të fundit.
SHIFRA TË ULËTA – Mbape nuk duket në formë. Pas një përfundimi me shumë ulje ngritje të sezonit me PSG-në, gjatë të cilit ai u alternonte mes fushës dhe stolit, ai e dinte se do të kishte nevojë për përgatitje specifike për të gjetur përsëri ritmin dhe këmbët e tij. Pastaj pati edhe përplasjen me Kevin Danso, që solli një thyerje të hundës, e cila e mbajti atë jashtë Francë-Holandë e që përveç kësaj duket sikur i ka ulur xhirot. Të dhënat statistikore nga UEFA vërtetojnë gjithashtu se ai nuk është në formë të mirë: Mesatarisht, në tre ndeshje, Mbape përshkoi 8.15 km për çdo 90 minuta. E thënë ndryshe një ritëm shumë larg sulmuesve si Kai Havertz (10.91 km/ndeshje), Alvaro Morata (10.52), Herri Kejn (10.55) apo edhe Kristiano Ronaldo (9.14). Dhe është e vështirë të kuptohet se si sulmuesi francez mund ta kompensojë këtë me numrin e sprinteve me intensitet të lartë që bën.
KU QËNDRON PROBLEMI? – Pas katër ndeshjeve, stafi stërvitor i Francës nuk e ka gjetur ende formulën ideale për t’i bërë sulmuesit të komunikojnë. Mbape nuk arrin të shfrytëzojë forcën e tij: aftësinë e tij të lindur për të avancuar dhe aftësinë e tij pothuajse unike për të shfrytëzuar hapësirat. A është për shkak se ai mendon se nuk ka më mjete për ta bërë këtë? Apo sepse ai mendon se është më i dobishëm në zemër të lojës? Apo thjesht sepse ai nuk i sheh shokët e tij të skuadrës të aftë për t’i siguruar atij atë lloj pasimi? Cilado qoftë përgjigjja, problematika të ngjashme ka edhe Ronaldo. Vetëm gjatë Sllovenisë tentoi tetë herë portën, por në këtë turne po mbahet mend vetëm për asistin kundër Turqisë. Në Europianin e tij të gjashtë nuk ka shënuar akoma. Cilado qoftë përgjigja për pyetjet e ngritura, ne tonën do ta marrim sot. Në ora 21:00.
PANORAMASPORT.AL