Kristiano Ronaldo mban një rrip të veçantë gjatë ndeshjeve. Grafiku tregon të dhënat mbresëlënëse të rrahjeve të zemrës së tij gjatë sekuencës së fundit të penalltive që kualifikoi Portugalinë në çerekfinalen e Kampionatit Evropian kundër Sllovenisë.
Në atë moment Ronaldo ka hyrë në “Flow State (gjendjen rrjedhëse). Le të shpjegojmë se çfarë është. Ronaldo ka aftësinë të hyjë në “gjendjen e rrjedhës”, domethënë një gjendje të vetëdijes në të cilën njeriu është i zhytur plotësisht në një aktivitet dhe çdo gjë tjetër – përfshirë komponentin emocional – minimizohet. Të qenit në “rrjedhë” – ose siç thuhet ndryshe edhe “në zonë” – shpreh kështu një gjendje të ekstazës konkurruese në të cilën të gjitha burimet e dikujt drejtohen drejt objektivit, ndërsa gjatë gjithë kohës koha duket se pothuajse ndalon.
Të jesh në gjendje të ulësh rrahjet e zemrës është padyshim një pjesë e rëndësishme e këtij procesi, veçanërisht kur nuk jeni në veprim dhe ka një pauzë që ju lejon ta bëni këtë. Kristiano Ronaldo mundet, por kjo nuk e bën të mbinatyrshëm. Në fakt ky është një proces që mund të mësohet. Shumë atletë elitarë e praktikojnë, sidomos në momentet vendimtare të përformancave të tyre. Pikërisht në atë çast, rrahjet minimizohen duke dhënë një gjejnë qetësie e cila mundëson përqendrimin në një aktivitet të caktuar.
PANORAMASPORT.AL