Skuadra spanjolle luan sonte në orën 18:00 një vend në gjysmëfinalet e “Euro 2024” në brigjet e lumit Nekar, në një stadium që ka në hyrje një kujtim se ka qenë mikpritësi i Kupës së Botës 2006, ku Spanja u përball me Tunizinë dhe në të cilën Raul Gonzalez shënoi golin e tij të fundit me “La Roja”- n.Në fund ishte një 1-1, një gol që përmbante shumë gjëra. Jo të gjitha të mira. Ishte 19 qershor 2006, ndeshja e dytë e skuadrës spanjolle në Kupën e Botës në Gjermani. Pasi mposhti Ukrainën (4-0), Luis Aragones i qëndron idesë së tij dhe Raul, kapiteni, është zëvendësues në Shtutgart kundër Tunizisë. Skuadra afrikane godet herët dhe kryeson 0-1 para minutës së 10- të. Humbja përballë afrikanëve e detyron Luis Aagonesin të hedhë Raulin në fushë. Numri 7 hyn në fushë që në pjesën e parë dhe shënon në minutën e 71-të për të nisur përmbysjen e Spanjës (3-1), me një dygolësh nga Fernando Torres. Festimi i atij goli, me Salgadon dhe Kanjizares, solli në skenë atë që do të ishte një krisje totale me trajnerin. Raul nuk e dinte se ishte i fundit nga 44 golat e tij për Spanjën. Kjo ishte e dyta nga ndeshjet që Spanja ka luajtur në kryeqytetin e Landit të Baden-Vyrtembergut.
E para daton në 24 nëntor 1973, në kulmin e sundimit gjerman në Evropë. Ishte një miqësore në të cilën Jup Hajnkes shënoi dy gola. Ishte i pari nga katër dopiet e tij me Gjermaninë (14 gola në 39 ndeshje). Goli i Spanjës u shënua nga Klaramunt, babai i gruas që ishte drejtoreshë e ekipit kombëtar midis 2011 dhe 2017! Por Spanja ka dhe kujtime të tjera në Shtutgart. Ky qytet është shtëpia e “Mercedesit”. Kjo është arsyeja pse fusha ku luan ky ekip ka marrë emrin e markës së madhe gjermane të makinave.
Origjina e saj daton në nazizmin, 1929-1933. Në fakt, emri i parë i stadiumit ishte “Adolf-Hitler-Kampfbahn”. Kapaciteti fillestar i tij ishte 35,000 spektatorë, por dy vjet pas premierës u dyfishua. Më 27 janar 1935, Gjermania luajti për herë të parë në “Adolf Hitler”: 4-0 ndaj Zvicrës. Ai fitoi të pesë ndeshjet e tij me stadiumin me atë emër. Rastësisht apo jo, më 22 nëntor 1950, Gjermania e re, e dalë nga Lufta e Dytë Botërore me mbiemrin Republika Federale Gjermane, luajti ndeshjen e parë në tempullin e vjetër të Hitlerit dhe kundër të njëjtit rival (Zvicrës) me të cilin fitoi 1-0.
PANORAMASPORT.AL