Ndeshja e parë mes Partizanit dhe Marsalok e vlefshme për Ligën e Konferencës do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi kuq.
Klubi zyrtarizon stadiumin “Elbasan Arena” si impjantin që do të mirpresë takimin Partizani – Marsaxlokk i vlefshëm për raundin e parë të Uefa Europa Conference League.
Ndryshimi i axhendës së kësaj përballje ka ardhur si pasojë e gjendjes shumë të rënduar të fushës së stadiumit “Air Albania” që nuk ofron kushtet e përshtatshme për zhvillimin e ndeshjes.
Përballja Partizani – Marsaxlokk do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” datë 11 korrik ora 20:00″, njofton Partizani.