Wednesday, 29. July 2026
Sport

Shkëlqeu ndaj Gjermanisë, Dani Olmo me dedikim special pas ndeshjes: Kjo fitore është për…  

GS 05/07/2024 1 Min. Lesezeit

Dani Olmo ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë këtë të premte në Shtutgart, duel që u vendos nga goli i Merinos në pjesën e fundit të kohës shtesë. 

olmooo

Sulmuesi katalanas, i cili shënoi golin e parë dhe i shërbeu të dytin në pjatë Merinos, u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes, Futbollisti që aktivizohet në kampionatin gjerman me Lajpcig, ia dedikoi suksesin e tij mesfushorit Pedri, të cilit i zuri vendin në minutën e 8-të, pas një dëmtimi serioz.  

“Është një nder të luaj me këtë ekip të madh. Ne luftuam deri në fund dhe ia arritëm. Është një gëzim i madh. Tani shpresojmë që dëmtimi i Pedrit nuk është asgjë, se është thjesht një goditje sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kjo fitore është për Pedrin dhe tani, në gjysmëfinale”, deklaroi Olmo.

PANORAMASPORT.AL 

Teilen: