Qendërmbrojtësi i Anglisë, John Stones ka thënë se hedhja e sendeve ndaj trajnerit Gareth Southgate vetëm i motivon lojtarët.
Tre Luanët do të përballen me Zvicrën në çerekfinalen e Euro 2024 të shtunën.
Ndërsa përgatitet për ndeshjen e tij të 100-të, Southgate mund të jetë i vetëdijshëm se ai nuk ka një mbështetje shumë të madhe nga tifozët.
Mbrojtësi i Manchester City, Stones tha: “Kam dëgjuar vetëm për kritikat që ai po merr.
Pashë disa tifozë pas një ndeshje duke hedhur gota birre në drejtimin e tij. Jam i sigurt se kjo e ka motivuar atë pak më shumë.
“Të gjithë ata që kanë kaluar kohë me të dhe e njohin atë si person, e dinë se sa shumë punojnë ai dhe stafi i tij. Pra, patjetër që ne duam të fitojmë për ta, për veten dhe familjet tona dhe për të gjithë Angllinë.
“Ai është shumë i qartë në atë që ne mund të arrijmë si komb. Atributet dhe cilësitë e mëdha që ai ka si trajner është se ai është i thjeshtë dhe i qartë për lojtarët. Kjo nuk ka ndodhur gjithmonë.
“Ne duam të lëmë shenjë në këtë europian dhe kemi atë qëllim në fund që është të përpiqemi dhe të bëjmë diçka që nuk është bërë kurrë më parë”.