Joshua Kimish dhurojë para qitje dinjitoze kundër span jollëve në çerekfinalen e Kampionatit Europian, që po mbahet në Gjermani. Ai u vlerësua me notën tetë, ndërsa krosoi në golin që e dërgoi takimin në shtesë.
Një ndër precedentët më të diskutueshme që prodhoi kjo ndeshje përkon me rastin kur goditja e Xhamal Musiala u devijua nga dora e zgjatur e Kukurelas, ndonëse për arbitrin anglezë Entoni Tejlor nuk pati asnjë rëndësi për ta rishkruar në VAR apo të bisedojë me asistentët. Nga kampi i “Pancerave” që e ka ngritur zëri për këtë situatë ishte Kimish, i cili ende nuk e ka përtypur skenën në fjalë.
KRITIKAT – “Spanja ishte superiore në pjesën e parë, ndërsa ne ishim më të mirë në pjesën e dytë dhe në kohën shtesë. Patëm shanse dukshëm më të mira për shënim. Rivali në fakt donte të shpëtonte vetëm me penalltitë. Është e hidhur që marrim humbje me aksionin e fundit të spanjollëve. Pas kësaj skene kishim ende shanse të mira, duke përfshirë një penallti të mundshme me dorë para 1-2. Shumëçka ka shkuar tashmë kundër nesh sot. Të gjithë e panë se penalltia ishte mëse e dukshme. Nuk e kuptoj vendimin e arbitrit Tejlor për të vazhduar lojën.
E kam parë si skenë edhe pas ndeshjes. Nuk ka arsye përse ai duhet të qëndronte indiferent. Fakti që ekziston VAR në kompeticion kaq prestigjioz bën të kuptosh se transparenca nuk ka se si të mungojë. Gjithsesi, fjalët janë të kota në këtë moment. Fati i kësaj ndeshjeje është vulosur, po ashtu edhe eliminimi ynë. Koha të marrim mësime të vlefshme nga ky turne dhe të vijojmë progresin”, përfundoi Joshua Kimish. Edhe mediat më prestigjioze në Gjermani si “Kicker” dhe “Bild” kanë dalë me qëndrim kritik në lidhje me penalltinë e mundshme në rastin e Kukurela, por e pa akorduar prej Tejlor.
PANORAMASPORT.AL