Tuesday, 21. April 2026
Futboll Bota

Pësoi atak në fushë në mars, ndahet nga jeta futbollisti i kombëtares së Egjiptit

GS 06/07/2024 1 Min. Lesezeit

Tronditet bota e futbollit në Egjipt për vdekjen e Ahmed Refaat: Anësori sulmues i Modern Sport Future FC dhe kombëtares egjiptiane ka vdekur në moshën 31-vjeçare, njoftimi është bërë nga faqja  zyrtare e klubit (“Pas për shkak të një përkeqësimi të mprehtë në gjendjen e tij shëndetësore është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë”).

Shkaqet e vdekjes nuk u bënë të ditura, por më 11 mars, Refaat pati një atak kardiak në fushë teksa luante kundër Al Ittihad të Aleksandrisë, duke qëndruar në koma për 9 ditë.

Ai ishte pajisur me një stimulues kardiak, pas rikuperimit të tij, i cili dukej se jepte shpresë për më të mirën deri në lajmin tragjik të orëve të fundit.

Teilen: