Goli me aksion është shndërruar në një makth për Francën në këtë Europian. “Gjelat” nuk kanë shënuar asnjëherë nga loja e hapur në pesë ndeshjet e fundit. 3 golat e vetëm të Francës janë shënuar 1 me penallti dhe 2 kanë qenë autogola.
Kjo statistikë “shterpë” kishte plot 60 vite që nuk regjistrohej. Duket se francezët janë futur në një ngërç për sa i përket gjetjes së golit, por për Didie Deshamp Tçuamenin ky nuk është problem. “Ishte një ndeshje shumë e tensionuar dhe me pak hapësira, megjithatë mund të kishte shkuar në çdo mënyrë. Gjithçka varet nga detajet dhe jam shumë i lumtur sepse grupi bëri më të mirën. Duhet të jemi i lumtur të jesh në mesin e katër më të mirëve. Po bëhet zakon që po përparojmë pa shënuar, por nuk duhet ta normalizojmë”, tha trajneri francez, i cili pranoi se Kilië Mbape nuk është në 100 për qind në formë. Lidhur me situatën e kapiteni të “Gjelave”, 53-vjeçari sqaroi: “Kilië është i lodhur, padyshim.
Në aspektin muskulor nuk është e lehtë me gjithçka që ka ndodhur. E pashë që kishte vështirësi në pjesën e parë të shtesës dhe Kylian ka qenë gjithmonë i sinqertë me mua dhe grupin dhe ishte normale ta zëvendësoja dhe të fusja lojtarë të freskët”. Më pas, vëmendja e Deshampit nuk mund të shkonte askund tjetër përveç se te Spanja, pengesa e fundit për finalen e madhe. “Furitë e kuqe” janë në formë, eliminuan Gjermaninë dhe përbëjnë jo pak shqetësim për trajnerin e “Gjelave” që për sfidën e radhës u shpreh: “Spanja është skuadra më e mirë, pa dyshim. Kam parë disa ndeshje të tyre dhe po i bëjnë gjërat shumë mirë. Ne do të përpiqemi të rikuperojmë sa më shumë në aspektin fizik për të luftuar sa më fort të martën dhe për të kërkuar një vend në finale. Spanja nuk ishte favorite në fillim, por tashmë është në gjysmëfinale dhe duhet ta përgëzojmë”.
PANORAMASPORT.AL