Gjermanëve nuk u del e keqja me arbitrin britanik, Anthony Tayler.
Ky i fundit nuk akordoi një penallti në kohën shtesë, pasi lojtari spanjoll Marc Cucurella bllokoi një gjuajtje nga Jamal Musiala me dorën e tij të majtë.
Vendimi ka ngjallur shumë debate në botën sportive.
Por ndihmëstrajneri gjerman, Sandro Wagner nuk e ka pritur mirë këtë vendim.
Gazeta BILD shkruan se pas ndeshjes, ai ka shpërthyer drejt dhomës së zhveshjes së arbitrit.
Burimet thanë se në dhomën e zhveshjes, Wagner ka fyer me zë të lartë arbitrin Taylor.
Ende nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë fjalët e përdorura nga Wagner.
Deri vonë, Wagner nuk ka bërë asnjë koment për këtë incident.
Kurse arbitri britanik u largua nga stadiumi pa dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.