• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos: Ishte ndjenjë e veçantë, i kërkoi falje Pedrit – shpresoj të shërohet shpejtë

06/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Legjenda e gjallë e futbollit gjerman dhe botëror, Toni Kroos ka dalë me një postim emocionues në rrjetet sociale. Mesfushori, i cili u tërhoq pas daljes së Gjermanisë nga Kampionatin Evropian, tha se nuk është penduar për vendimin e tij për të veshur sërish fanellën e Gjermanisë. Lojtari i Real Madridit i kërkoi falje lojtarit të Barcelonës, Pedri, për dëmtimin që i shkaktoi në fillim të ndeshjes.

Ja çfarë ka shkruar Kroos në Instagram:

“29.09.2023. Më ra zilja e telefonit. Telefonuesi: Julian Nagelsmann. Kërkesa: Kthimi në kombëtare. Mendimi i parë në mendjen time: Nuk jam budalla! Mendimi i parë në zemrën time: Dreq po! Zemra ime e mori vendimin, transmeton GazetaBlic Sport.

Mendimi im i parë këtë mëngjes, 6 korrik 2024: Jam i lumtur që vendosa ashtu. Me gjithë trishtimin dhe zbrazëtinë pas ndeshjes së fundit dje. E pashë veten gjithnjë e më shumë në skuadër sesa vitet e fundit. Por nuk e prisja që ishte e mundur që në një kohë kaq të shkurtër të kisha një shans realist për titullin dhe të isha sërish në luftë me më të mirët! Kjo është arsyeja pse unë jam shumë krenar për atë që bëri ky ekip! E gjithë Gjermania mund të jetë krenare. Një falënderim i veçantë për ju që e bëtë këtë kampionat evropian të veçantë. E pamë, e përjetuam dhe e ndjemë! Në një shënim personal, do të doja t’ju falënderoja për ngrohtësinë dhe dashurinë tuaj shumë të veçantë gjatë javëve të fundit. Kjo ishte shumë e veçantë”, shkroi ai

Edhe një gjë shumë e rëndësishme për mua: kërkoj falje dhe Pedri të shërohet shpejt! Logjikisht, qëllimi im nuk ishte të të lëndoja. Shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Ju jeni një lojtar i madh”, përfundoi ai.

View this post on Instagram

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

/GazetaBlic Sport.

Next Post

Futbolli i vajzave e politikat gjinore të federatave evropiane/ Anëtarja e KE merr pjesë në Hamburg Sport Summit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.