Hakan Çalhanoglu është rikthimi i madh për ndeshjen ndaj Holandës për Turqinë. “Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sepse ndeshjet kanë shkuar në mënyrën e duhur.
Ne shpresojmë që të marrim një tjetër triumf. Kjo është ëndrra jonë e madhe që të kualifikohemi në gjysmëfinale. Kemi folur shumë për këtë dhe e besojmë diçka të tillë. Nuk ka asgjë të pamundur, sepse edhe para Austrisë e dëshiruam kualifikimin dhe ia arritëm.
Goli? Në momentin e golit që shënova ndaj Çekisë, po e prisja shumë një moment të tillë, sepse e di që mund të bëhem i rrezikshëm me mundësi të tilla brenda zonës. Në fund, bëra një gjuajtje të bukur.
PANORAMASPORT.AL