Jens Lehman duket se nuk ka ndër mend të ndalë deklarata e tij polemizuese gjatë këtij Europiani. Ish-portieri i njohur i Gjermanisë, dje ka lëshuar disa deklarata të tjera që tani kishin si objektiv Robert Andrih.
Mesfushori gjerman u paraqit në ndeshjen ndaj Spanjës me flokët e lyera ngjyrë rozë dhe për ish-portierin gjerman, kjo është e papranueshme.
“Mos ka ndonjë problem personaliteti që kërkon të spikatë kështu? Si shok skuadre, kjo do më dukej shumë e çuditshme dhe gjithashtu mendoj se as trajnerit të përfaqësues nuk i duket mirë”, tha Lehman për “Welt TV”.
“Më parë i kishte flokët biond, tani i ka ngjyrë rozë. Çfarë do të na tregojë me këtë? Në ditët e sotme duhet të kesh shumë kujdes. Ndoshta e ndjen veten grua. Duhet të jesh shumë tolerant, por shpresoj që UEFA të ndalojë ngjyrat e flokëve si kjo e Andrih pasi mund të krijojë konfuzion te rivalët”, ishin fjalët e Lehman për bashkëkombësin e tij.
PANORAMASPORT.AL