Është konfirmuar lajmi më i keq për Pedrin.
Mesfushori spanjoll pësoi një ndrydhje në gjurin e majtë, pas një ndërhyrhe të ashpër nga Kroos dhe nuk do të luajë më në Euro 2024.
Sipas shtypit spanjoll, dëmtimi do ta detyrojë mesfushorin 21-vjeçar të mungojë për rreth një muaj.
Përmes një komunikate, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) bën të ditur se Pedri do të vazhdojë me ekipin deri në fund të Kampionatit Evropian. Duhet theksuar se la roja do të përballet në gjysmëfinale me Francën, e cila eliminoi Portugalinë.
/GazetaBlic Sport/