Friday, 13. March 2026
Euro 2024

VIDEO/ Penalltitë nderojnë Anglinë, Zvicra nuk bën dot mrekullinë

GS 07/07/2024 1 Min. Lesezeit

Anglia dhe Zvicra luajtën në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, shkruan Syri.net.

U deshën penalltitë për të përcaktuar fituesin, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe në të dy shtesat nuk pati më gol.

Nga gjuajtjet e penalltive u kualifikua Anglia, që fitoi 5-3.

Përsa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola dhe për më tepër pa raste për shënim.

Në fraksionin e dytë të lojës Zvicra luan më mirë dhe në minutën e 75-të Embolo shënon golin e avantazhit.

Nuk zgjat shumë gëzimi i zviceranëve, pasi Saka në minutën e 80-të me një goditje me të majtën nga jashtë zone, barazon shifrat.

Me këtë rezultat (1-1) u mbyll koha e rregullt dhe shtesat, ndërsa nga 11-metërshat më të saktë u treguan anglezët, që tashmë presin në gjysmëfinale fituesin e sfidës së mbrëmjes Holandë-Turqi.

 

 

 

 

Teilen: