Tuesday, 15. September 2026
Sport

Mbrojtës nga Kolumbia dhe një sulmues ganez përforcojnë korçarët

GS 06/07/2024 1 Min. Lesezeit

Skënderbeu ka nisur merkaton e verës me dy afrimet e para që ishin Oniks Grezda dhe Erolind Krasniqi.

Korçarët kanë vazhduar me 2 firma të tjera që vijnë në repartin e mbrojtes dhe sulmit.

Luis Fernandes Vazquez dhe Bismark Charles janë futbollistët më të rinj të Skënderbeut. I pari është qendërmbrojtës kolumbian dhe vjen nga Kapfenberg në Austri. 21-vjeçari 1.92 i gjatë ishte i huazuar nga Salzburg që e ka në pronësi, ndërsa ka qenë pjesë e Kolumbisë deri në moshat U21.

I dyti është një bomber i njohur për futbollin shqiptar pasi më parë ka luajtur në Kosovë te Trepça ’89 ku shkëlqu përpara se të transferohet në Bullgari te CSKA Sofie.

Teilen: