Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Anglisë i buzëqeshin penalltitë, çerekfinalet sërish “fatale” për Zvicrën

GS 06/07/2024 2 Min. Lesezeit

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinale dhe pret takimin Holandë-Turqi për të mësuar se cila do të “pengesa” e fundit në rrugëtimin drejt finales së Berlinit.  

Ndeshja e mbajtur në Dyseldorf ishte e luftuar nga të dy skuadrat, të cilat dolën në lojën e tyre vetëm në pjesën e dytë ku edhe u shënuan golat e vetëm të të gjithë takimit.

Të parët avantazhin e gjeti Zvicra me Embolo. Në të 75’ sulmuesi shënoi një gol të lehtë pasi topi kaloi tërë pasqyren e posrtës së Pikford.

Përgjigja e skuadrës së Southgejt nuk vonoi pasi vetëm 5’ më vonë Saka ktheu barazpeshën falë një të majte, e cila pushoi në fundin e rrjetës së Zomer.

Në kohën shtesë të dy ekipet tentuan që të gjenin përsëri golin, por të besuarit e Jakin u shfaqën më të rrezikshëm. Vetëm pak çaste përpara fundit Shaqiri nuk ishte me fat pasi goditja nga këndi përfundoi në tranversë.

Nga pika e bardhë “Tre luanët” ishin të saktë në të pesta goditjet ndërsa Zvicra pagoi shrenjtë gabimnin e Akanzhit.

Me këtë eliminim Zvicra largohet për herë të pestë nga Europiani në fazën e çerekfinaleve, një rekord ky për helvetët në këtë kompeticion.

Teilen: