• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shtypi botëror për fitoren e Anglisë

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Po, është e vërtetë. Anglia fiton me penallti”.

Ky është titulli i tabloidit gjerman “Bild” për kalimin e Anglisë në gjysmëfinalet e Euro 2024, pasi mundi me penallti Zvicrën, diçka jo e zakonshme për anglezët, që shpeshherë janë ekiminuar nga pika e bardhë. “Bild” i kushton vëmendje edhe PrincitTrashëgimtar William në tribunë, me titullin: “Emocione mbretërore. Kështu vuajti William gjatë dramës së penalltive”.

Në Angli, “The Sun” titullon: “Mbretërit e penalltive”, ndërsa “The Mirror” shkon edhe më larg në lëvdata: “Superheronjtë e penalltive”.

“Daily Telegraph” shkruan për “Angli që shkon me ulurimë drejt gjysmëfinaleve pas gjuajtjeve të pagabueshme nga pika e penalltisë”.

Zvicerania “Blick” që kishte parashikuar fitore pa probleme titullon: “Humbje brutale për kombëtaren”.

Italiania “La Gazzetta dello Sport” shkruan për ndeshje tepër të shëmtuar në Dyseldorf, në të cilën “Anglia nuk bind por fiton sërish, Zvicra humb me penallti”. Të njëjtin opinion ka edhe francezja L’Equipe: Një Angli pa shkëlqim mund me penallti Zvicrën. Në Spanjë Marca ia kushton titullin trajnerit të Anglisë: Southgate është si bankat, fiton gjithmonë, ndërsa Diario AS shpall se “Anglia është e pavdekshme”.

Përtej Atlantikut, braziliania “O Globo” flet për Saka brilant në fitoren me penallti të Anglisë. Në Argjentinë, “Clarin” shkruan: Gjak, punë, lot e djersë. Anglia vuajti me Zvicrën por u tregua më e saktë te penalltitë.

Next Post

Polemikat në ndeshjen Spanjë-Gjermani e lënë jashtë listës Tejlorin, ja kandidatët për të vendosur drejtësi në finalen e Europianit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.