Pedri pësoi një dëmtim të rëndë në sfidën kundër Gjermanisë, pas një përplasje me Toni Kroos në minutat e para të sfidës, duke e nxjerrë atë të përlotur nga ky takim.
Pas vëzhgimeve të gjendjes së tij, Spanja konfirmoi se mesfushori ka humbur ndeshjen me Francën në gjysmëfinale dhe finale nëse do të arrijë të kualifikohet.
Me anë të një mesazhi, Toni Kroos i kërkoi falje talentit spanjoll, me këtë të fundit që ka reaguar menjëherë.
“Faleminderit Toni Kroos për mesazhin tënd. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin. Karriera dhe rekordi yt mbeten përgjithmonë”, shkruan Pedri.