Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Euro 2024, Slloveni Slavko Vincic do të gjykojë sfidën Spanjë-Francë

GS 07/07/2024 1 Min. Lesezeit

Uefa ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen Spanjë-Francë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Sfida Spanjë-Francë i është besuar gjyqtarit slloven Slavko Vincic. Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomaž Klančnik dhe Andraž Kovačič.

Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kružliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazovic.  

Teilen: