Friday, 1. May 2026
Sport

Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë – Francë

GS 07/07/2024 1 Min. Lesezeit

Gjyqtari slloven do të gjykojë sfidën Spanjë – Francë!

UEFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të arbitrojnë ndeshjen Spanjë-Francë, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Sfida Spanjë-Francë i është besuar gjyqtarit slloven Slavko Vinçiç.

Nga Sllovenia janë edhe ndihmësit e kryesorit, anësorët Tomazh Klančnik dhe Andraç Kovaçiç.

Gjyqtar i katërt është sllovaku Ivan Kruzhliak, ndërsa në VAR slloveni Nejc Kajtazoviq.

Teilen: