Joshua Zirkzee ka pranuar të bashkohet me Manchester United.
Sipas Fabrizio Romano, mesfushori holandez i ka thënë po ”Djajve të kuq”.
Zirkzee i ka dhënë dritën e tij jeshile lëvizjes te Manchester United dhe kushteve të kontratës.
Nuk ka probleme me pagën, komisionin dhe detajet e kontratës, Manchester United ka besim për të kryer marrëveshjen.
Do të ketë negociatat të avancuar me Bolognan në orët dhe ditët e ardhshme pasi klauzola e lirimit me vlerë 40 milion euro do të jetë e vlefshme deri në gusht.
Në garë për Zirkzee ishte edhe skuadra e Milanit, por si duket ai është bindur nga projekti i Erik Ten Hag.