• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Deschamps për Mbappé: Jo në 100%? Ndikon te rivalët me praninë e tij

07/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Një gol dhe një asistim në 5 ndeshje: Kylian Mbappe nuk është se nuk ka dhënë kontributin e tij për Francën në këtë kampionat europian që i ka çuar blutë në gjysmëfinale, të paktën për momentin, por pesha e tij ndërkombëtare na ka mësuar ndryshe përsa i përket ndikimit në garat e mëdha.

Pra, kritikët dhe komentuesit janë padyshim të fokusuar te loja që mund të ofrojë skuadra e Deschamps dhe kontributi që po japin sulmuesit e tij, duke filluar nga vetë Mbappé, i cili nuk përjashtohet nga sulmet.

Vetë Deschamps, duke folur në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Spanjës, mbrojti yllin e tij: “Pa qenë në maksimumin e tij, e di që vetëm me praninë e tij ndikon te rivalët e tij. Mos mendoni se ai tashmë ka bërë historinë e futbollit me atë që ai ka bërë deri tani? Ai dëshiron të bëjë edhe më shumë. Gjatë përgatitjeve ai pati një problem të vogël, por Kylian është këtu me ne. Edhe nëse nuk është 100%, e di shumë mirë që rivalët e dinë që ai është aty i prek ata dhe në çdo rast ata janë të detyruar të përshtaten me mënyrën e tij të sulmit”.

Deschamps pranon se Francës i mungojnë golat: “Nuk është një kritikë, është një fakt. Në sulm jemi më pak efektivë se më parë, por kjo nuk na pengoi të ishim atje dhe të arrijmë edhe një herë në gjysmëfinale.”

Next Post

E bujshme! Benzema nuk do Piolin te Al-Itihad, detyron presidentin e klubit të japë dorëheqjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.