• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kapiteni “helvet” zbulon dëmtimin, Xhaka: Luajta me një këmbë, nuk mund të gjuaja në portë

07/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Zvicra arriti deri në çerekfinalet e Euro 2024, një meritë të madhe për këtë kishte Granit Xhaka. Kapiten dhe lider në fushë, mesfushori ishte “truri” i manovrave për skuadrën e tij. Paraqitja e shkëlqyer e futbollistit bëhet akoma më shumë heroike, pasi vetë Xhaka ka zbuluar se në sfidën kundër Anglisë luajti vetëm me një “këmbë”, për shkak të një dëmtimi.

“Tani mund ta them: të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha aty për ekipin dhe të shtrëngoja dhëmbët. Nuk mund të godisja topa të gjatë ose të gjuaja në portë gjatë lojës”,- u shpreh kapiteni shqiptaro-zviceran.

Zvivcra u eliminua vetëm pas goditjes së 11-metërshave në sfidën kundër Anglisë, duke e bërë më të dhimbshme daljen nga Kampionati Evropian.

“Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura tani. Nuk mendoj se mund të thuash diçka të keqe për askënd në ekip apo staf. Nuk ka rëndësi nëse është e drejtë apo e padrejtë. Të gjithë dhanë gjithçka dhe ne mund të jemi krenarë. Ne nuk patëm fatin në anën tonë në penallti”,- tha më tej “ylli” i “Helvetëve”.

Pavarësisht eliminimit, Xhaka dhe shokët e tij mund të kthehen me kokën lart në shtëpi, pasi në tre ndeshjet e fundit u përballën dhe tre gjigandë të futbollit europian si Gjermania, Italia dhe në fund Anglia, ku luajtën si të barabartë e madje mund të thuhet se ishin dominant në disa raste. /i.m /abcnews.al

Next Post

Euro 2024/ Ja kush janë futbollistët që nuk do i shikojmë më në Europian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.