Visar Gjikolli i Eurogoma RT ka fituar edhe në garën e dytë të kampionatit të sivjetmë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, e cila u mbajt të dielën në parkingun jugor të Prishtina Mall.
Gjikolli deri te fitorja arriti me kohën 01:13.573 minuta, ndërsa nuk pati asnjë penallti.
“Ishte garë e mirë, në të cilën garuesit treguan disiplinë e përkushtim.
Jam i kënaqur që edhe në garën e dytë e pata kohën më të mirë dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme”, ka thënë “Gjika” pas garës për faqen zyrtare të FASK-ut.
I dyti u rendit Allmir Suhodolli i DTM, i cili në krahasim me fituesin ishte më i ngadalshëm për 01.277 sekonda.
Pozita e tretë i takoi Genc Maculës ((Eurogoma RT), me vonesë prej 01:430 sekonda.
Në konkurrencën ekipore, në tri pozitat e para u renditën: Eurogoma RT, DTM dhe AMTKK , të pasuara nga Prizreni D&G, AK Peja dhe AK Drenica.