Saturday, 9. May 2026
Sport

Greqia shkon në Paris por jo edhe Kroacia 

GS 07/07/2024 1 Min. Lesezeit

Kroacia nuk ia doli. 

Skuadra greke e basketbollit e mundi Kroacinë me rezultat 80:69 (22:22, 23:17, 21:14, 14:16).

Grekët janë kualifikuar për Lojërat Olimpike – Paris 2024.

Finalja është zhvilluar në Pire.

Ivica Zubac i Kroacisë shënoi 19 pikë dhe ka pas 13 kërcime.

Dario Shariq shënoi 14 pikë e pati 12 kërcime dhe katër asistime, ndërsa Mario Hezonja dhe Mateo Drezhnjak shënuan nga 15 pikë.

Grekët arritën drejt fitores me 23 pikët e Giannis Antetokounmpos, i ndihmuar nga Georgios Papagiannis me 19 pikë dhe Nick Calathes me 14 pikë dhe 11 asistime.

Teilen: