Friday, 13. March 2026
Euro 2024

Do të riluhet ndeshja Spanjë-Gjermani? 350 mijë tifozë nënshkruajnë peticionin

GS 08/07/2024 1 Min. Lesezeit

 

Menjëherë pas ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë, tifozët gjermanë nisën një peticion në internet duke kërkuar që ndeshja të riluhet.

Ata mendonin se skuadra e tyre duhet të kishte marrë një penallti gjatë kohës shtesë kur gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Mark Kukurejas. Gjyqtari Antoni Tajlor e vazhdoi lojën me gjithë protestat e lojtarëve dhe tifozëve gjermanë. 

Një peticion që bën thirrje që ndeshja të riluhet është nënshkruar nga pothuajse 350,000 tifozë në më pak se dy ditë. 

Teilen: