Nga Nico Linner, BILD
‘Skena e dorës’ gjatë daljes sonë të hidhur në Kampionatin Evropian kundër Spanjës vazhdon të shkaktojë diskutime!
Për kombëtaren gjermane, faza finale e kampionatit evropian në shtëpi u mbyll në çerekfinale. Kjo gjithashtu sepse arbitri Anthony Taylor krejtësisht në mënyrë të çudititshme NUK na dha një penallti, pavarësisht nga një top i pastër me dorë nga spanjolli Marc Cucurella në kohën shtesë.
Një skenë që të kujton dorën e Zotit. Në Kupën e Botës 1986, argjentinasi Diego Maradona kaloi në epërsi 1-0 në çerekfinale kundër Anglisë me ndihmën e dorës së majtë dhe më pas tha: “Ishte pak koka e Maradonës dhe pak dora e Zotit”.
Në konferencën për shtyp në Spanjë të dielën, BILD e pyeti yllin spanjoll me modelin e flokëve të ashpër: “A ishte një penallti – PO apo JO?”
Cucurella për BILD: “Unë jam futbollist, nuk përfshihem në komente të tilla. Por nëse gjyqtarët thonë se nuk ishte një prekje me dorë, unë e respektoj këtë sepse gjyqtarët janë ata që duhet t’i marrin këto vendime. Kur thonë kështu, them edhe që nuk ka qenë lojë me dorë. E kuptoj që është një situatë disi e dyshimtë. Të gjithë jemi të lodhur duke parë situata të ndryshme, disa të gjykuara si hendboll e të tjerë jo. Në fund të fundit, mendoj se për këtë skenë nuk do të flitej nëse Gjermania do të kishte fituar”.
Dhe më tej: “Këto janë gjëra që thjesht ndodhin. Ne gjithashtu mund të ankoheshim se Kroos duhej të kishte marrë një karton të verdhë më herët dhe më pas duhej ta shihte veten të përjashtuar më vonë. Por edhe arbitrat janë njerëz dhe duhet të marrin vendime shumë të shpejta. Futbolli është një lojë gabimesh dhe veprimesh të mira dhe në fund ne patëm më shumë veprime të mira se Gjermania, mundëm të shënonim një gol më shumë dhe të kalojmë në raundin tjetër”.
Çfarë ndodhi? Niclas Füllkrug pasoi për Jamal Musiala në minutën e 106-të kur rezultati ishte 1:1. Kur Musiala më pas gjuajti nga rreth 20 metra, Cucurella e preku topin më dorën e tij të hapur.
E gjithë Gjermania kërkoi penallti. Por arbitri Taylor vendosi kundër, pavarësisht gjithë protestave dhe asistenti i videos nuk ndërhyri.
Për shumicën e botës së futbollit, skena ishte një penallti e pastër. Kjo vlen edhe për gjyqtarin e BILD, Torsten Kinhöfer, ish-arbitrin dhe ekspertin e ZDF, Manuel Gräfe dhe mediat ndërkombëtare.
Përdoruesit e BILD gjithashtu votuan 88 për qind për penallti, me rreth 500,000 vota të hedhura deri më tani.