Saturday, 1. August 2026
Sport

“Duam Spanjën në finale”, holandezët kërkojnë hakmarrjen

GS 08/07/2024 1 Min. Lesezeit

Holanda siguroi rikthimin në gjysmëfinalet e një Europiani pas 20 vitesh. Tulipanët do të sfidojnë Anglinë në datën 10 korrik në “Signal Iduna Park”.

Me misionin për të mbërritur në finalen e madhe të Berlinit, për të tentuar më pas fitimin e Europianit të dytë në histori pas suksesi në 1988.

Trajneri Ronald Koeman është i përqendruar te dueli i së mërkurës përballë “Tre Luanëve”, ndërkohë që e ka një preferencë në lidhje me finalen.

“Spanja apo Franca? Do të doja një finale kundër spanjollëve, pasi me Francën u ndeshëm në grupe“, u shpreh timonieri i Holandës.

E nëse ndodh do të përsëritej finalja e Kupës së Botës 2010. Me iberikët që fitonin Botërorin e parë në histori falë golit të Iniestës në kohën shtesë.

Teilen: