• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kanselo kërkon të rikthehet, i ofrohet Juventusit dhe Interit

08/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zhoao Kanselo i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, duke qenë se kontrata e tij për huazimin në radhët e katalanasve përfundoi më 1 korrik dhe pa dyshim që në datën e përcaktuar nga trajneri Pep Guardiola për grumbullimin, mbrojtësi anësor portugez duhet të jetë pjesë e Mançester Sitit.

zhoao kanselo

Gjithsesi, të gjitha lajmet nënvizojnë se 30-vjeçari nuk ka nevojë që të zbrazë valixhet, pasi krisja e tij totale me Guardiolën nuk do t’i japë atij një shans që të qëndrojë në Mançester dhe të provojë të luajë mundësitë e tij, prandaj menaxheri i tij ka nisur nga puna që t’i gjejë një skuadër për sezonin e ardhshëm. Dhe duke parë impaktin e rëndësishëm që ka pasur në Serinë A menjëherë, agjenti Zhorzh Mendesh ua ka ofruar pikësëpari dy klubeve në të cilat Kanselo ka luajtur më parë:

Juventusit, që është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, pasi panë që të sfumonte akordi me Di Lorencon e Napolit, por edhe Interit, që vazhdon të jetë në mëdyshje për konfirmimin e Denzel Dumfris apo jo. Kanselo, që sapo është eliminuar nga çerekfinalet e Europianit “Gjermani 2024”, do të marr të paktën dy javë pushime dhe për të do të ketë kohë plot për të reflektuar, por nëse Juventusi mbi të gjitha është shumë i interesuar për lojtarin, të cilin e futi në tratativën për të sjellë Danilon në Torino, do të provojë që të ofrojë të njëjtën marrëveshje si Barcelona: huazim 1-vjeçar me të drejtë blerjeje.

Në të njëjtën kohë, portugezi duhet të bëjë edhe ndonjë sakrificë financiare, sepse 7 milionë eurot që fiton tashmë nuk do t’i merrte kurrë, as te Juventusit dhe as tek Interi, ndaj nëse kërkon që të rikthehet në Serinë A duhet të ulë pretendimet ekonomike në të paktën 4.5 milionë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​20 vjet më parë kurdisi ndeshjen për 300 euro, tash referon gjysmëfinalen EURO2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.