Saturday, 9. May 2026
Sport

Dani Olmo: Me Francën do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi gati

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Spanjës, Dani Olmo foli për mediet në prag të ndeshjes ndaj Francës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Europian, Gjermani 2024.

Spanjolli theksoi se me Francën do të kenë një përballje të vështirë, por më tej shtoi se te skuadra e tyre janë të gjithë gati dhe të përgatitur.

“Jam mirë, jam shumë i lumtur. Jam duke u rekuperuar dhe duke u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e radhës. Finalja është pothuajse aty, nuk do të jetë e lehtë, është gjithmonë një ndeshje e komplikuar kundër Francës, por ne jemi gati për këtë përballje”-deklaroi Dani Olmo.

/ss

Teilen: