Saturday, 9. May 2026
Sport

Spektakël i madh në ‘Euro 2024’, Spanja dhe Franca kërkojnë finalen e madhe

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Finale para finales mbrëmjen e sotme në Euro 2024.

Spanja dhe Franca do të përballen në gjysmëfinale, duke kërkuar biletën për finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Furia e Kuqe’ e eliminoi Gjermaninë në raundin e kaluar, kurse Franca triumfoi pas penalltive ndaj Portugalisë.

Carvajal, Le Normand dhe Pedri janë mungesat e mëdha tek Spanja, kurse nuk ka ndonjë lojtarë që do të mungojë tek ‘Gjelat”.

Ky takim luhet me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/

Teilen: