Franca do të luajë sot në 21:00 gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani kundër Spanjës.
Që nga ardhja e Didie Deshamp në verën e vitit 2012, ky është kualifikimi i katërt i “Gjelave” në katërshen e fundit të një kompeticioni madhor. Në bilanc janë fitorja e Kupës së Botës 2018 dhe finalet e humbura në Europianin e 2016-ës dhe Botërorit të vitit të kaluar. Por, si mund t’i vendosim blutë në hierarkinë kontinentale dhe globale gjatë kësaj periudhe? Në Europë, situata është mjaft e thjeshtë: askush nuk ka bërë më mirë se Franca.
Duke u kualifikuar kundër Zvicrës të shtunën, Anglia siguron një tjetër gjysmëfinale (e treta, pas 2018 dhe 2020). Aktualisht ka vetëm dy pjesëmarrje në gjysmëfinale, si Gjermania (2014 dhe 2016) dhe Spanja (2020 dhe 2024). Në të njëjtën mënyrë, skuadra franceze është e vetmja kombëtare europiane që ka luajtur në disa finale gjatë kësaj periudhe (3, në pritje të një të katërti të mundshëm më 14 korrik). Anglia, Gjermania, Portugalia dhe Italia kanë prekur vetëm një.
JASHTË EUROPE – Por edhe nëse nuk është e barabartë në Kontinentin e Vjetër, Franca është ende pas një kombi në botë: Argjentinës. Lionel Mesi dhe shokët e tij kanë luajtur në shtatë gjysmëfinale mes Kupës së Botës ose të Kupës së Amerikës që nga viti 2012, duke përfshirë turneun aktual, ku ata rrëmbyen kualifikimin e tyre kundër Ekuadorit me penallti. Kampionët e Botës, luajtën pesë finale dhe fitoi dy tituj gjatë kësaj periudhe, por kishte më shumë turne për ta bërë këtë, me pesë edicione të “Copa America” krahasuar me vetëm tre të Europianit. Brazili, duke përfituar nga e njëjta “përparësi”, nuk mund t’i bashkohet Francës në numrin e gjysmëfinaleve sepse u mposht nga Uruguai në çerekfinale të turneut amerikan. Së fundi, Gana ka luajtur gjithashtu katër gjysmëfinale, por përsëri me një numër shumë më të lartë turne (shtatë Kupa Afrike që nga viti 2012).
GLOBALISHT – Dominuese që kur Deshamp mori detyrën, Franca ka qenë pak më pak triumfuesja nëse e nisim bilancin që nga viti 2000. Pavarësisht fitores së saj në Euro 2000, Franca, me gjashtë paraqitje në katër të fundit (përfshirë 2024), është “vetëm” e katërta në renditjen gjysmëfinale. Argjentina (9 pjesëmarrje), Nigeria (8) dhe Gjermania (7) janë para “Gjelave”. Nga ana tjetër, “Gjelat” renditen të dytët për nga numri i finaleve të luajtura (5), të barabarta me Brazilin dhe Egjiptin, por sërish pas Argjentinës (7). Sa i përket titujve të fituar, “Seleçao” dominon me katër trofe (një Botëror, tre “Copa América”), pak përpara Spanjës, Egjiptit dhe Kamerunit, tre tituj. Argjentina, Franca, Kili, Bregu i Fildishtë dhe Italia pasojnë me dy fitore, edhe pse dy të parat e përmendura mund të rrisin rekordin e tyre javën e ardhshme.
LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL