Saturday, 9. May 2026
Sport

​Ballkani e nis sot aventurën për kualifikim në Ligën e Kampionëve

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani do ta nis sot rrugëtimin e tij në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Me fillim nga ora 20:00 stadiumi “Estadi Nacional” në Andorra la Vella do të jetë nikoqir i përballjes mes skuadrës UE Santa Coloma dhe Ballkanit, raporton KP.

Ndeshja i takon fazës eliminatore kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Drejtësinë do ta ndajë referi rumun, Marcel Birsan.

Ndeshjen e kthimit Ballkani do ta zhvillojë në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Llapit.

Teilen: