• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Triumfi në Silverstone, njësoj sikur të kisha fituar titullin kampion

09/07/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Ndjeva diçka fantastike brenda meje, zemra më rrihte fort. Nuk isha ndjerë kështu për një kohë të gjatë dhe mendoj se ishte një lloj lehtësimi që më bëri të shijoja momentin së bashku me tifozët dhe ekipin tim”.

Është ky komenti që bën sot piloti britanik Lewis Hamilton, 48 orë nga triumfi në garën e Silverstone, ku ai u rikthye te suksesi pas dy vitesh e gjysmë. Një triumf që erdhi në garën e shtëpisë për 7 herë kampionin e botës në Formula 1.

“Është diçka e pabesueshme, një ndjenjë e çmendur, dhe nëse jam i sinqertë është pothuajse po aq e bukur sa të fitosh kampionatin botëror.

Fitorja e vitit 2008 ishte e vështirë për t’u mposhtur sepse ishte e gjitha në shi. Këtë herë, për shkak të kushteve, rrethanave dhe vendosmërisë që kisha në pistë ishte diçka më shumë”, tha Hamilton.

Më tej, Hamilton tha: “I jam afruar disa herë fitores në këto vite, por kisha ndjesinë se momenti im nuk do të vinte më kurrë dhe për aspektin emocional kjo është fitorja më e mirë. Kishte një ekuilibër të mirë, por ne ishim gjithmonë të kujdesshëm sepse mjaftonte një gabim për të prishur gjithçka”.

“Ishte një nga performancat më të afërta me perfeksionin që kam pasur ndonjëherë. Kishte një moment kur dola jashtë, por kisha një vendosmëri të ashpër. Kisha fitoren në sytë e mi dhe nuk bëra pothuajse asnjë gabim. Sa më shumë afrohej finishi ndjenja ishte gjithnjë e më e bukur”, kujton Lewis Hamilton.

Next Post

​“Koeficienti i inteligjencës”, ja ku radhitet Maqedonia e Veriut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.