Saturday, 9. May 2026
Sport

Mensur Nexhipi çudit, i thanë pse nuk po shkon në Kosovë 

GS 09/07/2024 1 Min. Lesezeit

Legjenda e futbollit shqiptar, Mensur Nexhipi, ka rrëfyer një moment të padëgjuar deri tani.

Nexhipi zbulon se si në kohën kur luante për Vardarin ka qenë i padëshiruar nga udhëheqësia e klubit, ndonëse trajneri e kishte dashur në ekip.

“Trajneri më donte, por kishte presion nga udhëheqësia, e cila dëshironte Vardar pa shqiptar! 

Më thonin pse s’po shkon në ekipet kosovare”, thekson mes tjerash Mensur Nexhipi në emisionin “Goli i Europianit” në mediumin e Maqedonisë “Open-TV”.

Nexhipi për tetë vite ka luajtur për klubin e futbollit Prishtina, gjeneratën e artë të kapitenit Fadil Vokrri,

Një kohë edhe në Trepçë të Mitrovicës.

Teilen: